Lehtësimi i masave, aktivitete të tjera rifillojnë punën sot

Ky muaj i jep dritën jeshile të jeta masave lehtësuese nga koronavirusi të vendosura në muajin mars.

Ashtu sikundër ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,njoftoi më herët, nga sot hapen kufijtë tokësorë, plazhet vetëm për strukturat akomoduese, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kamponati i futbollit si dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese.

Por kanë mbetur ende të mbyllur, aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat, dëgjesat publike, tubimet dhe transporti publik.


Shtuar 1.06.2020 06:18