Lazio ka arritur një fitore të madhe sonte kundër Napolit, të cilët i mposhti në Stadio Olimpico të Romës me rezultat 1-0
Lazio është drejt sigurimit të kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë ka luajtur sonte kundër Napolit, një kundërshtari direkt për top 4 në Serie A, të cilët i ka mposhtur me rezultat të ngushtë 1-0.
Lazio ishte shumë më e mirë nga fillimi i këtij takimi dhe vazhdimisht kanë qenë në kërkim të golit të fitores.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në pjesën e dytë Lazio punoi shumë dhe arriti të goli tek në minutën e 82-të.
Ishte sulmuesi më i mirë i kësaj skuadre, Ciro Immobile që shënoi për Lazio duke ia siguruar kështu tri pikë skuadrës që menaxhohet nga legjenda e Kombëtares shqiptare, Igli Tare.
Me këtë fitore, Lazio ka 42 pikë, tri pikë më pak se Interi dhe Juventusi që kanë pozita dy dhe 1.
Napoli në anën tjetër zbret në pozitën e 9 me vetëm 24 pikë.