Lanë pas fëmijë të mitur, kush janë dy mësuesit që humbën jetën dje në aksident

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i djeshëm në fshatin Krahës, Memaliaj ku humbën jetën dy mësues.

Automjeti ra në kanal dhe si pasojë vdiqën Leonard Sako dhe Orinda Hoxha, 36 vjeçare.

Të dy ata kanë lënë pas fëmijë të vegjël.

Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, Tepelenë, ku një makinë tip Benz me targa TP 0700 B ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal e përmbysur.

Dy mësuesit po ktheheshin nga puna.

Gjithashtu, burimet nga uniformat blu dyshojnë se ky aksident me pasoja të rënda mund të ketë ndodhur edhe për arsye shëndetësore që mund të ketë pësuar drejtuesi i mjetit.


Shtuar 8.02.2020 09:13