Chelsea ja ka dalë përsëri të mposhtë Tottenhamin e drejtuar nga mësuesi i Lampard, Jose Mourinho.
Chelsea i Franck Lampard ecurisë negative prej katër ndeshjeve pa fitore në Premierligë, duke rrëmbyer pikët e plota në ‘Stamford Bridge’.
“Blutë e Londrës” triumfuan 2-1 ndaj Tottenhamit te Jose Mourinhos, një tjetër fitore e Lampardit kundër njeriut që për shumë vite e kishte trajner dhe mësoi shumë nga ai sa ishin së bashku te Chelsea.
Oliver Giroud në minutën e 15’ dhe Marcos Alonso në atë të 48’ shënuan për Chelsean, derisa golin e nderit për Tottenhamin e shënoi Rudiger në portën e tij, për rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 44 pikëve – është distancuar në katër pikë nga Tottenhami në luftën për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.