Shkon në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi

Shkon në 12 numri i të prekurve në Shqipëri nga koronavirusi.

“Të dyja rastet e reja janë të vetëizoluar dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në total janë testuar 157 njerëz të dyshuar për covid 19 dhe deri tani nga ta vetëm 12 të identifikuar pozitiv”, tha Mira Rakacolli.

Njëri prej të prekurve është një person që ka patur kontakt me dy personat e parë që u konfirmuan me koronavirus në Shqipëri.

Deri më tani janë zbuluar katër vatra infeksioni nga koronavirusi në Shqipëri duke e bërë gjendjen shumë serioze. Vatra e parë dhe më e madhja është ajo e babë e bir nga Tirana që kanë infektuar edhe shtatë të tjerë. Rasti i dytë i pavarur është ai i një 31 vjeçari sërish nga Tirana. Rasti i tretë është ai i një gruaje 75 vjeçare nga Durrësi, e cila dyshohet të ketë infektuar mjaft të tjerë, përfshirë edhe mjekë e infermierë të spitalit të qytetit.

Ndërkohë, rasti i katërt i pavarur është ai i një personi nga Lushnja i konfirmuar sot nga zv.ministrja e Shëndetësisë.


Shtuar 11.03.2020 10:14