Lajm i mirë: Anjë rast i ri i koronavirusit në Korenë e Jugut

Pamjet e një parku pranë lumit Han në Seul ishin ato të rikthimit të përditshmërisë teksa njerëzit festonin të qetë ditën e festës kombëtare.

Koreja e Jugut i lehtësoi ndjeshëm masat e izolimit javën e kaluar ndërsa sot, vendi njoftoi se nuk ka regjistruar më asnjë rast të ri transmetimit lokal të virusit.

Katër raste të shënuara ishin qe të gjithë persona që vinin nga jashtë. Ky është një moment kyc për vendin e cilësuar si një nga më të rrezikuarit prej sëmundjes që ka përfshirë globin.

Rasti i parë i Covid-19 atje u shënua në fund të janarit, dhe që në 4 shkurt, Koreja e Jugut i bllokoi hyrjen në vend individeve që udhëtonin nga provinca kineze e Hubeit.

Reagimi i saj ndaj epidemisë, është konsideruar shembullor. Koreja e Jugut ndoqi atë që konsiderohet si një prej programeve më të mëdha të kontrollit të sëmundjes në botë.

Autoritetet vendase morën shpejt masa për gjurmimin e virusit, izolimin e personave të infektuar dhe gjetjes e karantimit të të gjithë njerëzve që kishin pasur kontakte me ta.

Falë kësaj strategjie, nuk qe e nevojshme vendosja e një karantinë totale. Testimi masiv e ndihmoi gjithashtu vendin të kufizonte shpërthimin epidemik, pa qenë nevoja të përdorte masa drastike e të izolonte qytete të tëra.

Falë një qasjeje të tillë, Koreja e Jugut me 51.64 milionë banorë arriti ta zhdukë për tre muaj virusin që preku atje gati 10.800 vetë e shkaktoi vetëm 247 vdekje.


Shtuar 30.04.2020 07:02