La pas katër fëmijë, vetëvaret në ballkonin e shtëpisë 50 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 50 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Mësohet se viktima u gjet i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4.

50-vjeçari Lavdosh Beshiku, baba i katër fëmijëve ka kryer aktin e rëndë në ballkonin e shtëpisë.

Ndërsa ende nuk dihen motivet që shtynë 50-vjeçarin drejt aktit ekstrem.


Shtuar 26.05.2020 08:16