Covid-19 i ka marrë jetën në mënyrë të parakohshme nipit të deputetit shqiptar, Rasim Selmanaj.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Ardian Shabanajt e ka dhënë vetë deputeti i AAK-së, i cili shkruan se ndan dhimbjen me familjen e tij që jeton në Strellcin e Epërm të Deçanit.
Ardiani ishte i martuar dhe baba fëmijësh të mitur.
“Lajm tronditës. Ka humbur betejën me Covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit! E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj! Prehu në paqe nipash!”, shkruan Selmanaj.