Ky që po shihni në foto është 27 vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik në aksin Kukës-Morinë.
Klisman Uka, 27 vjeç, banues në Kukës, ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit që ndodhi mesditën e sotme.
Ai u transportua me helikopter drejt Tiranës por nuk ka mundur të mbijetojë.
Më herët ndërroi jetë edhe shtetasi Shpëtim Mani, i cili vdiq në vendin e ngjarjes pasi me të cilin ata udhëtonin u përplas dhunshëm duke dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.