”Kush shpëton një jetë ka shpëtuar njerëzimin”, Rama e nis ditën me fjalë nga Kurani

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot ashu sikundër mund të ndodhë dhe plot herë të tjera, me disa fjalë të shenjta nga librat e shenjtë.

Rama ka publikuar sot një shprehje nga Kurani, e cila përshtatet më së miri me situatën ku ndodhemi.

“Kush shpëton një jetë njerëzore është njësoj si të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”, ky është citimi i shenjtë që kryeministri ka zgjedhur për të nisur ditën.


Shtuar 9.04.2020 06:28