Kush janë kandidatët për deputetë të PD në qarkun e Dibrës

Partia Demokratike ka zbardhur emrat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Dibrës të cilët kanë kaluar fazën e parë.

PD bën me dije se do të jenë vetë demokratët ata që do të votojnë për këta emra duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 18.00.

Lista me emrat që kanë marrë vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, sipas udhëzimit do ti nënshtrohet votimit të antarësisë:

Dega Mat, Qarku Dibër, lista është si më poshtë: 1. BASIR ÇUPA; 2. DEA KAZIU; 3. DENISA VATA; 4. DHURATA ÇUPI; 5. KRESHNIK ÇOLLAKU; 6. LINDITA DODA; 7. NEZIR RIZVANI.

Dega Bulqizë, Qarku Dibër, lista është si më poshtë: 1. BARDHYL RAMA; 2. DURIM BALLA; 3. EDMOND ISAKU; 4. FLLANXA LOSHA; 5. MUIS LLANAJ; 6. PETRIT DODA.

Dega Dibër, Qarku Dibër, lista është si më poshtë: 1. AGRON QOKU; 2. ALBERT KOJKU; 3. BAJRAM BALLIU; 4. ILIR HYSA; 5. JETON KALOSHI; 6. LUAN HAKA; 7. MIRELA MAZARI; 8. NEHAT COLLAKU; 9. XHEMAL GJUNKSHI.

Kujtojmë se renditja në lista e kandidatëve është bërë në mënyrë alfabetike, dhe jo në bazë të mbështetjes që ata kanë marrë nga baza e partisë.


Shtuar 25.09.2020 07:47