Kush është 72 veçari që u ekstradua sot drejt Italisë

Ditën e stme, u ekstraduan drejt Itaisë 9 shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ajo që bëri bujë, është ekstradimi i një 72 vjeçari të identifikuar si Maliq Hyka, i arrestuar në Fier.

Prej vitit 2012 Hyka ishte shpallur në kërkim ndërsa këtë periudhë e ka kaluar në vendin e tij të origjinës, deri në momentin që i është dashur të dorëzohet.

I moshuari ishte dënuar nga gjykata italiane për trafik narkotike pasi për afro dy vite, kishte transportuar sasi të jashtëzakonshme heroine nga Shqipëria në Itali ndërkohë që për t’i shpëtuar prangave, ia mbathi në vendin e tij të origjinës.

Hyka ishte dënuar me 14.6 vite burgim për bashkëpunim dhe shpërndarje të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ky bashkëpunim u zbulua, kur forcat e rendit kishin pikasur 6 burra, midis të cilëve edhe Maliq Hykën, tre djemtë e tij dhe dy të tjerë që transportonin drogë me anije, në furgon të vegjël ose kamion me targa greke dhe i shkarkonin në zonën e Madonninas.

Edhe pse 72 vjeçari ishte arratisur që nga viti 2012, në vitin 2016 policët e Catturandit ranë në gjurmët e tij për ta lokalizuar më pas në Fier ku edhe u ndalua. Bashkë me të u bllokua edhe djali i tij, Enea, që ishte në kërkim që nga viti 2017, por që kishte nisur një jetë të dytë me emrin në Mikel.


Shtuar 12.08.2020 18:14