Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Pogradec, ku një 44-vjeçar, i identifikuar si Olsi Çekiçi i preu kokën me kosë mamasë së tij të moshuar.
E gjithë ajo skenë makabre është parë dhe nga vajza 15-vjeçare e Çekiçit, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë, duke qenë se babai i saj ishte duke vrarë dhe të vëllanë e tij. Ky i fundit mori plagë nga thika dhe u dërgua në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Mësohet se Olsi kishte qenë disa herë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit ndërsa refuzonte të merrte mjekimin e rekomanduar nga mjekët. Dhe vëllai i tij, sipas raportimeve të fqinjëve, ishte me probleme të shëndetit mendor.
70-vjeçarja e ndjerë i kishte rritur mbesën, pra të bijën 44-vjeçarit, teksa ai ishte në burg.
Sipas 15-vjeçares, i ati e ndiqte gjyshen nëpër shtëpi me thikë dhe i thoshte ‘boll jetove’. Autori i krimit të tmerrshëm ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje në vitin 2013, ndërsa prej vitit 2017 ai ishte kthyer në Shqipëri.
Ai e kishte qëlluar me dru duke e lënë pa ndjenja dhe më pas i kishte prerë kokën me kosë duke ia varur tek dera e shtëpisë. 44-vjeçari u konfliktua me vëllain që u mundua ta ndalte ndërsa gjithçka u pa edhe nga vajza e tij adoleshente.
Çekiçi në polici u paraqit me plagë në ballë e trup për të cilat nuk rrëfeu se kush ia kishte shkaktuar.