Kurti: Pa Vjosa Osmanin, LDK-ja do të dilte e treta në zgjedhje

Kryeministri Kurti, sonte në KTV ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ndër të tjerash, Kurti ka folur edhe për prishjen e raporteve me LDK-në.

“Si duket, ata nuk kanë dashur që nga fillimi që të kenë bashkëpunim me ne, edhe pse unë i kam pyetur që nëse s’janë të interesuar që të më bëjnë kryeministër, të më tregojnë dhe mos të mashtrohemi”, ka thënë Kurti.

Tutje, kryeministri ka thënë se LDK-ja nuk ka dashur asnjëherë ta pranojë se është e dyta në zgjedhje.

“Gjithmonë kanë dashur që të bëjnë barazi, edhe pse kemi një deputet më shumë. Ne e kemi ditur që në zgjedhje nuk do të kemi diferencë me 20% me LDK-në, por për atë pak diferencë kemi investuar shumë dhe kemi fituar”, ka deklaruar Kurti.

Në fund, ai ka thënë se është Vjosa Osmani ajo që i ndihmoi LDK-së të dilte e dyta në zgjedhje, përndryshe sipas tij, Lidhja Demokratike do të dilte në vendin e tretë sa i përket votave.


Shtuar 31.03.2020 18:59