Kur “drifti të lë në baltë”, i riu përplas tre makina në mes të Tiranës (VIDEO)

Një moment “çmendurie” rinore ka shkaktuar një aksident që asnjëherë nuk do tu shkonte në mendje.

Mbrëmjen e djeshme, një automjet po bënte manovra të rrezikshme në sheshin përpara Universitetit Politeknik të Tiranës.

Mirëpo, gjatë “drift-it” drejtuesi i automjetit ka përplasur edhe dy makina të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara pak metra pranë Akademisë së Arteve, duke iu shkaktuar dëmtime.

Me njërën prej makinave përplaset në pjesën e përparme, ndërsa makinën tjetër e përplas në pjesën e pasme. Njëra prej automjeteve të parkuara është zhvendosur pas përplasjes, duke përplasur edhe një tjetër automjet të parkuar.

Deri më tani ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë incident. Sipas mesazhdërguesit pranë JOQ, protagonistët e këtij incidenti janë nga disa djem të rinj nga Fushë-Kruja, por ky informacion nuk është konfirmuar ende.


Shtuar 23.06.2020 06:58