Kukësi shkatërron Flamurtarin, spektakël në Shkodër (VIDEO)

Kukësi ka bërë detyrën ndaj Flamurtarit duke fituar me rezultatin 4-1 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Verilindorët nuk e vunë në asnjë moment në dyshim triumfin, pasi hapën serinë e golave që në minutën e 4′ me Shkurtajn.

Ky i fundit realizoi mjaft bukur duke dërguar topin në rrjetë, ndërsa Shkurtaj u rikthye te goli në minutën e 27′. Në minutat e fundit të pjesë së parë kishte vend dhe për një tjetër gol të sulmuesit. Ekipi mik reagoi me anë të Hoxhajt, por vetëm për statistikë. Shkurtaj realizoi dhe golin e radhës në minutën e 61′.

Vllaznia dhe Bylisi e mbyllën ndeshjen me rezultatin 2-2. Një sfidë shumë interesante që prodhoi shumë emocione. Ballshiotët shënuan të parët në minutën e 15′ me penallti. Kuqeblutë barazuan me Gurishtën në minutën e 24′.

Pjesa e dytë nisi sërish mirë për miqtë që gjetën golin me anë të Mozones, ndërsa kur mendohej se ballshiotët do të dilnin me 3 pikë nga “Loro Boriçi”. Sidorenco barazoi gjithçka në minutën e 84′.


Shtuar 15.06.2020 17:06