Kthjellime në orët e para të ditës, çfarë do ndodhë me temperaturat

Sipas MeteoAlb, Paraditja do të mbizotërohet nga mot i kthjellët në territorin shqiptar.

Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave në zonat Veriore dhe Verilindore duke sjellë rrebeshe shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.


Shtuar 20.06.2020 06:20