Kryeministri grek njofton zgjerimin e detit, deputetët shpërthejnë në duartrokitje (VIDEO)

Aktualisht në vendin tonë, çështja e detit është çështja më e nxehtë dhe jo pa arsye.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi në parlament se Greqia do zgjerohet 12 milje në detin Jon.

Ai mbajti fjalën e tij për të dhënë lajmin e rëndësishëm ndërkohë që u duartrokit nga deputetët të cilët u ngritën në këmbë.

Pjesë nga fjala e tij

Njoftoj sot në këtë fjalim kombëtar se me hartimin e një projektligji, Greqia do të zgjerojë territorin e ujërave të saj në perëndim nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet… të tjerët e kanë thënë këtë, por ne jemi ata që po e zbatojmë këtë praktikë. Ne po rritemi në këtë mënyrë në zonën detare, konkretisht atë të ishujve në detit Jon dhe të ishujve të tij deri ne kepin Tenaro të Peloponezit, duke ushtruar të drejtën tonë të padiskutueshme në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit. Ministri i jashtëm ka informuar tashmë homologët e tij italianë dhe shqiptarë.


Shtuar 29.08.2020 07:36