Kryemadhi publikon videon: Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje si kurrë më parë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka publikuar një video me disa propozimë që LSI ka për t’i bërë ballë kësaj situate të vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Kryemadhi njofton masat që i propozon qeverisë “për të kaluar këtë moment kritik dhe për të parandaluar Pandeminë Ekonomiko-Sociale”.

“Shqiptarët sot si asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje. Ja masat që i propozojmë qeverisë për të kaluar këtë moment kritik dhe për të parandaluar Pandeminë Ekonomiko-Sociale”, shkruan Kryemadhi.


Shtuar 19.03.2020 14:15