Krushku abuzoi me të bijën 13 vjeçare, zbardhet dëshmia e babait (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 13 vjeçare është abuzuar seksualisht nga një i njohuri i familjes.

Banorët e zonës shprehen se prindërit nuk duhej ta kishin lënë vajzën e tyre të futej në shtëpinë e Blerim Bizgjonit, i cili është dhe abuzuesi.

Ndërkohë, babai i së miturës ka thënë për Abc News se policët i kanë kërkuar që të mos kenë të bëjnë me familjen e Blerim Bizgjonit.

“Na thirrën në polici dhe na thanë që s’duhet të keni të bëni me atë familje. Mos bëni shumë dallavere dhe mbajeni derën mbyllur“, rrëfen babai i vajzës së abuzuar duke theksuar se Blerim Bizgjoni shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.


Shtuar 12.09.2020 10:25