Partia Socialiste ka pezulluar të gjitha takimet partiake. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Vetë Rama ditën e djeshme bëri thirrje që njerëzit të izolohen nëpër shtëpi dhe të mos dalin pasi rrezikojnë të infektohen.
Urdhri vlen deri më 3 prill.
Vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku iu kërkon pezullimin e takimeve.
“Kolege, ne kuader te masave te domosdoshme per situaten e emergjences, ju lutem pezulloni te gjitha takimet e partise deri ne daten 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve.
