Koronavirusi në Shqipëri prej muajsh, por këto zona sot shënuan rastet e para

Ditën e sotme ministria konfirmoi 90 raste të reja në vend, një rekord ky krahasuar me shifrat e derimëtanishme.

Në Përmet janë konfirmuar 4 persona. Një prej të infektuarve është një edukatore kopshti gjë që detyroi mbylljen e institucionit.

Për herë të parë COVID-19 prek Ersekën. Rasti i parë është një 60 vjeçare e cila dyshohet të jetë infektuar në Tiranë, ku jeton prej vitesh.

Ndërkohë Vlora shënon çdo ditë rritje të numrit të të prekurve Ditën e sotme në Vlorë janë regjistruar 8 raste të reja më koronavirus, të cilat janë kryesisht raste kontakti të konfirmuar më parë.

COVID-19 hyri edhe në Bashkinë e Kukësit. Një punonjës në Këshillin Bashkiak ka rezultuar pozitiv.

Ai dyshohet të jetë infektuar gjatë një cemonie mortore. Këtë të premte në këtë qytet Ministria konfimoi 2 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Krujës janë shtuar rastet pozitive për Covid-19.

Mësohet se janë konfirmuar 12 të prekur. Të gjithë infektuarit janë kontakte të mëparshëm.

Ata ndodhen të karantinuar në banesat e tyre, në gjendje të mirë shëndetësore.


Shtuar 3.07.2020 12:59