Dy persona të infektuar me koronavirus janë shtruar në Konvalishencën e Durrësit, që është kthyer në një karantinë.
Abcneës raporton se dy personat janë shtruar dy ditë më parë dhe janë në listën e personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri.
Ata kanë rezultuar pozitiv po marrin trajtim te shtëpia e pushimit të ushtarakëve, që tashmë është nën mbikqyrjen e ministrisë së Shëndetësisë.
Dy pacientët janë shtruar aty me qëllim për të ulur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.
Në Durrës janë të konfirmuar 5 të prekur me koronavirus, ndërs anë total numri i te infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar sot 76