Konispoli tundet nga tërmeti i fortë

Konispoli është lëkundur nga një tërmet me magnitutë 4.6 në orën 00:18.

Lëkundjet u regjistruan në 12 km në juglindje të Konispolit në thellësinë 25 km.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti në Konispol u pasua nga një tjetër me magnitutë 4.7 në veri të Igumenicës, në Greqi.


Shtuar 29.08.2020 06:34