Coronavirus ka pushtuar edhe Britaninë e Madhe, ku janë 373 raste dhe 6 të vdekur deri në këto momente.
Virusit të tmerrshëm nuk i ka shpëtuar as futbolli, ku ditën e sotme është konfirmuar edhe futbollisti i parë me Coronavirus.
Bëhet fjalë për një lojtar të Linfield, ekip që për momentin është në vendin e parë të Premier Leagues në Irlandën e Veriut.
Ka qenë vetë trajneri i ekipit, i cili ditën e sotme është shprehur për mediat se njëri prej lojtarëve ka rezultuar pozitiv me Coronavirusin e ri dhe është vetëkarantinuar në shtëpi.
