Kollare me lule dhe çorape plot ngjyra, veshjet më intriguese të Edi Ramës (FOTO LAJM)

Çorape të kuqe, pantallona të gjera, kollare plot lule dhe jelek shumëngjyrësh.

Kryeministri Edi Rama gjithmonë është njohur për stilin e vecantë dhe kontravers për sa i përket veshjes dhe sjelljes së tij.

Që në rininë e tij, ajo që e karakterizonte ishin ngjyrat, veshjet gati të çuditshme dhe gjestikulacionet e tij në të shprehur.

Pavarësisht kalimit të viteve dhe apo rritjes në përgjegjësi, Rama edhe sot arrin të tërheqë vëmendjen me veshjen e tij, herë e komentuar për mirë e herë për keq.

Ai historikisht ka përdorur çorape shumëngjyrëshe, këmisha me lule e kollare që komentoheshin në fillim si të çuditshme, shkruan albeu.com.

Ndësa sot atë e shohim më sportiv, me atlete e bluze të bardhë, herë herë me një kombinim të këndshëm mes klasikes e sportives, si bluza e bardhë dhe xhaketa klasike blu e mbyllur.

Dhe pavarësisht se veshjet e tij janë shumë pranë veshjes zyrtare, Rama sërish merr vëmendjen për veshjen e tij dhe jo vetëm në mediat në Shqipëri por edhe në ato të huaja të cilat shumë herë e kanë konsideruar edhe si “jo serioz” për postin e rëndësishëm që mban.

Në galerinë më sipër kemi zgjedhur veshjet më të “cool” të kryeministrit Rama ndër vite, veshje të cilat e bëjnë atë sa të vecantë aq edhe të cuditshëm. /albeu.com/


Shtuar 23.07.2020 10:00