Klopp kërkon falje: E respektoj Sarrin

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka kërkuar falje sa i përket deklaratave lidhur me etiketimin e Juventusit si favorit për titull.

Disa e kishin kritikuar pasi ai me ato deklarata ka ndikuar negativisht në aspektin psiqik te Juve por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i trajnerit gjerman.

“Nuk kam dashur ta vë nën presion Sarrin. Nuk i luaj këto lojëra. Thjeshtë nganjëherë nuk mendoj çka them, por e pranoj se jam ngutur. Nuk është se e përcjelli futbollin italian, por vetëm ka thënë se pse ata nuk janë 10 pikë përpara, pasi mendoj se janë shumë më të mirë sesa pjesa tjetër e skuadrave”, ka thënë ndër të tjera ai.


Shtuar 18.02.2020 15:52