Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë veprimatrinë e shërbimeve gjyqësore për shkak të përhapjes së koronavirusit.
KLGJ njofton publikun për pezullimin të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm.
Ndërkohë përjashtohen nga efeketet e këtij pezullimi veprimatria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çëshje me natyrë të ngutshme, të vlerësuar si të tilla rast pas rast nga gjyqtari.
Po ashtu përjashtohen nga efeketet e këtij pezullimi seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë në burg dhe kur të arrestuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijojë shqyrtimi i tyre.
Në çdo rast nga ana e gjykatë sduhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
Kujtojmë se pak më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani janë regjistruar 10 raste të prekur.