“Kërdia” në Parlamentin Evropian, grabiten dosje sekrete dhe laptopë

Kompjutera, tableta e dosje sekrete janë grabitur në Parlamentin Evropian.

Të paktën 50 eurodeputetë kanë parë t`u grabiten sendet gjatë kohës ishin larg Brukselit për shkak të mbylljes prej koronavirusit.

Pjesa dërrmuese e vjedhjeve duket se ka ndodhur kryesisht gjatë kohës kur ndërtesa ishte praktikisht e zbrazët, dhe hajdutët kanë lëvizur e kanë kontrolluar nëpër dollapët e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme. Deputeti gjerman Nico Semsrott, të cilit i janë vjedhur dy laptopë të vjedhur, tha se ndihet i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga DG SAFE e Parlamentit Evropian, zyra që merret me sigurinë.

“Ky është një skandal i madh por nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën,” tha ai për POLITICO. “Ne jemi shumë të sigurt hajdutët kanë rrëmuar nëpër gjërat tona, sepse cdo gjë dukej mjaft e çrregullt,” tha Semsrott , duke shtuar se ka pasur raporte se janë grabitur zyrat e “ 40 deri në 100 eurodeputetëve”.

Semsrott i paralajmëroi kolegët për vjedhjet përmes një emaili të hënën dhe postoi një video në YouTube ku tregohej se si hajdutët detyroheshin të hapnin sirtarin e një tryeze përpara se të përdornin një çelës brenda për të hapur një dollap të sigurtë ku kishte kompjutera.


Shtuar 1.07.2020 16:37