Kërcënoi se do të hidhej nga kati i 12-të, konsullata shqiptare në Selanik takon vajzën

Shqiptari që kërcënonte se do të hidhej nga kati i 12 i një ndërtese në Selanik më në fund është bindur të zbresë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, shqiptari tani ndodhet në rajonin Qendror të Policisë në Selanik.

“Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar”.

NJOFTIMI NGA MEPJ

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.

Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar.


Shtuar 6.09.2020 19:43