Kërcënoi me armë qiradhënësen, policia parandalon tragjedinë në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka mundur të ndërhyjë në kohë e të parandalojë këeshtu një ngjarje të rëndë kriminale.

Policia arrestoi 43 vjeccarin pasi hyri me armë në lokal, duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen e lokalit.

Gjithashtu u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë.

A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.


Shtuar 31.01.2020 09:54