Katër të arrestuar në Tiranë, për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

U arrestua një 33-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H., 46 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë private shtetasin J.L., 60 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve :

J.R., 45 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar motorrin në gjendje të dehur në masën 0.75mg/l;

E.C., 21 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.08.2020 10:36