Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Transportuesit”, duke arrestuar në flagrancë 3 persona.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy automjete të dyshuara se mund të transportonin lëndë narkotike, menjëherë organizuan punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave përgjegjës, në aksin rrugor pranë fshatit Karbunar, Vlorë.
None found
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e sekuestruara “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 24.5 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, 2600 euro që dyshohen se mund të jenë përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe 3 aparate celular.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
S. D., 25 vjeç, banues në Vlorë;
D. D., 22 vjeç, banues në Kras, Tepelenë;
T. B., 34 vjeç, banues në Vlorë;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier. Gjatë takimit u…
Kombëtarja e Ekuadorit ka siguruar një fitore të madhe 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e raundit të tretë të Kampionatit…
Bregu i Fildishtë ka siguruar kualifikimin në fazën e 32-tave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Curaçaon me rezultat…
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier. Gjatë takimit u…
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj kritikave për projektin e bulevardit dhe objektit të ri të…
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj deklaratave kontradiktore të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Në një…