Categories: sport

Ekuadori mposht Gjermaninë dhe siguron kualifikim historik në fazën tjetër

Kombëtarja e Ekuadorit ka marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e raundit të tretë të Kampionatit Botëror, duke e mbyllur edhe kualifikimin për fazën pasuese si një nga tetë skuadrat më të mira nga vendet e treta të turneut.

Gjermanët e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa kaluan përpara që në minutën e dytë me golin e Leroy Sane. Pas bashkëpunimit me Florian Wirtz, ai gjeti hapësirën për të finalizuar saktë në këndin e poshtëm të portës për 1-0.

Të lidhura

None found

Reagimi i Ekuadorit erdhi menjëherë. Në minutën e nëntë, Nilson Angulo realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, duke barazuar shifrat me një goditje të fuqishme në cepin e djathtë të portës për 1-1.

Pjesa e parë përfundoi me shumë tension dhe mundësi në të dyja zonat, me Gjermaninë që kërkonte sërish avantazhin, ndërsa Ekuadori shfaqej vazhdimisht i rrezikshëm në kundërsulme.

Në nisje të pjesës së dytë, Gjermania fitoi një penallti, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u anulua, duke sjellë polemika në fushë.

Julian Nagelsmann provoi të ndryshonte ritmin me disa lëvizje taktike, duke futur lojtarë të freskët si Pascal Gross, Deniz Undav dhe Malick Thiaw, por këto ndërhyrje nuk ia dolën të kthenin rrjedhën e takimit.

Në minutën e 64-t, Ekuadori rimori kontrollin me zëvendësime të rëndësishme, mes tyre edhe hyrja e Kevin Rodriguez, i cili më pas u bë pjesë e aksionit vendimtar.

Epërsia përfundimtare erdhi në minutën e 77-të, kur pas një goditjeje nga këndi dhe një topi të kthyer në zonë, Gonzalo Plata shënoi golin e fitores nga afërsia, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Në fund, Gjermania u hodh në sulm në kërkim të barazimit, me raste të rrezikshme të Sane, por pa arritur të thyejë mbrojtjen e organizuar të Ekuadorit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago