Bregu i Fildishtë ka siguruar vendin në fazën e 32-tave të Kupës së Botës 2026, pasi triumfoi 2-0 ndaj Curaçaos dhe e mbylli grupin në pozicionin e dytë.
Vendimtar në këtë duel ishte Nicolas Pepe, i cili realizoi të dy golat për “Elefantët” dhe i çoi afrikanët më tej në turne.
None found
Avantazhi erdhi shumë shpejt, në minutën e 7-të, kur Yan Diomande shërbeu një asist të saktë dhe Pépé e finalizoi me qetësi brenda zonës për 1-0.
Curaçao pati disa raste për të kthyer rezultatin, por Leandro Bacuna dhe Sherel Floranus nuk arritën t’i shfrytëzonin mundësitë e krijuara.
Goli që vulosi gjithçka u shënua në minutën e 64-t. Ibrahim Sangaré e gjeti të lirë Nicolas Pépén në zonë dhe sulmuesi e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës për 2-0.
Në çastet e fundit, Curaçao kërkoi të rikthehej në lojë, ndërsa Bregu i Fildishtë i shpëtoi edhe një penalltie të mundshme, pasi gjyqtari vendosi të vazhdonte lojën pas një dueli të debatueshëm në zonë.
Me këtë sukses, Bregu i Fildishtë e përfundon fazën e grupeve me 6 pikë në vendin e dytë dhe siguron kalimin në fazën eliminatore, ndërsa Curaçao e mbyll këtu aventurën e saj në Kupën e Botës.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…