Kapen vëllezërit “skiftera” në Tiranë, njëri prej tyre vetëm 13 vjeç

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës.

U arrestuan B. SH., 18 vjeç., K. SH., 17 vjeç ( vëllezër) dhe N. E., 13 vjeç, të tre banues në Kombinat.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy biçikleta dhe mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.


Shtuar 6.08.2020 09:38