Kanabis në shtëpi, si e pësoi tropojani

Një 62-vjeçar nga Tropoja është arrestuar pasi është kapur me lëndë narkotike. Policia njofton se është vënë në pranga A.S., 62 vjeç, banues në fshatin Bradoshnicë, Tropojë.

Sipas bluve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 62-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe disa bimë kanabis.

Njoftimi i policisë

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë.

Sekuestrohen 4 kg lëndë narkotike kanabis dhe bimë kanabis.

Vihet në pranga autori.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë informacioneve të mara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, zhvilluan me sukses operacionin antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A.S., 62 vjeç, banues në fshatin Bradoshnicë, Tropojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 62-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe disa bimë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur “Pylli”, sipër fshatit Bradoshnicë u gjetën disa bimë në proces tharje të dyshuara kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 3.10.2020 07:26