Kallash, fishekë e drogë: “Befasia” çon pas hekurave vlonjatin

Policia e Vlorë ka finalizuar operacionin “Befasia” duke çuar pas hekurave një 26 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë i janë gjetur një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa brenda banesës së tij, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Shtuar 26.08.2020 08:50