“Ka munguar gjithë këto vite”, Rama: Duhet një ligj vetëm për Presidentin

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se në këtë sesion të ri parlamentar do të punohet për të hartuar një ligj për Presidentin e Republikës.

Sipas Ramës, ky ligj për Presidentin është i domosdoshëm.

“Është koha të shtyjmë përpara edhe draftin e ligjit për Presidentin e Republikës. Është shfaqur dhe zhdukur shumë herë në skenën e debatit politik.

Mendoj që ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës, ka edhe këtu eksperienca plot, që nuk ka nevojë, t’i shpifim, ti marrim, t’i sfidojmë dhe harmonizojmë.

Ky ligj është sa i nevojshëm aq edhe i munguar në të gjithë këto vite”, tha Rama.


Shtuar 7.09.2020 16:35