Juventusi në stërvitje, Ronaldo në Portugali

Juventusi nuk e ka ndërprerë stërvitjen në këto momente të vështira për shkak të epidemisë së Coronavirusit.

Bardhezinjtë edhe këtë të martë kanë zbritur në fushë në Continassa për të nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit të Championsit kundër Lyonit.

Të lidhura

None found

Pas pushimit njëditor të lejuar të hënën, stërvitja nisi kryesisht me ushtrime aerobike, më pas bënë ushtrime me topin ata që nuk luajtën në derbin e Italisë.

Nuk ishte pjesë e grupit Cristiano Ronaldo, i cili mësohet se ka marrë një ditë më shumë pushim të cilën e ka shfrytëzuar për të qëndruar me nën e tij të sëmurë në Portugali.


Shtuar 10.03.2020 18:26