Juve nënshkruan marrëveshje të re me Allianz, logo në stërvitje dhe shuma marramendëse që do fitojë

Juventus ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të re Allianz deri në vitin 2030 ku përfshihen të drejtat e emërtimit të stadium, por edhe sponsorizimin në fanella, që kap vlerën e 103.1 milionë eurove.

Kjo marrëveshje është për 10 vitet e ardhshme ku logoja do të shoqërojë ekipin në çdo seancë stërvitore dhe ngrohje.

Po ashtu kjo marrëveshje i jep edhe drejtat e emërtimit të Allianz Stadium nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2030.


Shtuar 12.02.2020 20:15