Jo vetëm pa autorizim por edhe ”tapë”, durrsaku e pëson keq

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36 vjeçar i cili jo vetëm po qarkullonte pa autorizim, por ishte dhe në gjendje të dehur.

Në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes me mjet, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjëndje të dehur në masën 1.09 mg/litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjëndje të dehur”


Shtuar 4.05.2020 07:05