Jepet masa për 3 të pandehurit e përfshirë në sulmin e Tushemisht

Ilir Macolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia janë njohur ditën e sotme mae masën e arrestit me burg për 40 ditë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 1 Gusht, në hotel Viloreka në Tushemisht ku u bë një atentat me armë duke qëlluar në drejtim të mjeteve të parkuara në oborrin e biznesit si dhe për xhamat e hotelit.

Tre emrat e sipërpërmendur janë arrestuar pasi dyshohet të jenë përfshirë në ngjarje, ndërsa do të mbahen në qeli deri në momentin që do të provohen akuzat, ndërsa nëse kjo ndodh, është gjykata ajo që vendos për dënimin e mëtejshëm të tyre.

Gjykata e Korçës ka lënë masën e sigurisë ‘arrest në burg’ edhe për Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pogradec ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një hoteli të mbushur me turistë.

Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet të jetë ekzekutori i ngjarjes së rëndë që tronditi Tushemishtin, ku u qëllua me rreth 10 plumba drejt një hoteli të mbushur me turistë. Një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg një tjetër të arrestuar si organizator të kësaj ngjarjeje, shtetasin lir Berberi.

Keta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin organizuar atentatin me armë në Hotel Voloreka, ku synonin që të vrisnin djalin e pronarit Jetmir Muçllari, dhe dëmtuan me plumba 7 makina të parkuara.


Shtuar 15.08.2020 13:58