Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen që ndodhi gjatë natës së 30 prillit, ku 3 persona të armatosur, teksa u prezantuan si punonjës policie, lidhën kryefamiljarin dhe më pas i vodhën atij një shumë prej 400 mijë lekësh.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Qinam të njësisë administrative Zall Herr në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autorët e ngjarjes kanë pasur lidhje të brendshme me familjen që grabitën.
Bezat pohon se Jani Aruçi, ideatori i grabitjes, ka pasur një lidhje krushqie me familjen Zaja, lidhje që ishte ndërprere. Kjo pasi kushëri i tij ishte ndarë nga vajza e kësaj familjeje.
Sipas Bezat ky fakt ka bërë edhe më të lehtë, lëvizjen e tij në këtë banesë, ndërsa ka ngritur edhe planin, që rezultoi i dështuar, pasi përfundoi bashkë me bashkëpunëtorët e tij në pranga, dy vellezërit Ndriçim dhe Durim Bami.