Në një kohë kur COVID-19 po merr jetë dhe po infekton qindra në ditë, shakatë me virusin janë gjëja e fundit që mund të të shkojë në mendje.
Por kjo nuk do të thotë që nuk bëhen dhe madje, fare pa kripë.
Diccka e tillë i ka ndodhur aktores së njohur Ema Andrea e cila ka zbuluar bisedën telefonike që ka pasur me një vajzë, e cila u prezantua si punonjëse e spítalit “Shefqet Ndroqi” dhe i tha se kishte dalë pozitive me korònavírus.
“Bën mirë të jesh në shtëpi se po të sjellim ámbùlancën”, i thanë aktores pasi e telefonuan me numër privat.
Andrea ka kuptuar që është bërë një lojë me këtë telefonatë dhe ka reaguar publikisht duke reaguar áshpër ndaj vajzës se me çështje të tilla nuk mund të bëhen shaka.
Statusi i plotë:
Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona vírus se paskam qene ne nje shfaqje! Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mençur ne jeten e saj “Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet? Po sikur te isha sèmure vertet? A e kap lenda jote gri qe shume mjekè ne ate spítal po rrèzikojne jeten?
A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre? A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene? Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?! Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje káfshe pa ndergjegje e sigurisht injòrante ne çdo fushe! Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhùnshem telefonik.