Ivanka nxjerr foton e të atit, si duket Trump pas infektimit me Covid-19 (FOTO LAJM)

Ivanka Trump ka publikuar një foto të presidentit amerikan Donald Trump, i cili edhe pse i infektuar me Covid, shfaqet në krye të detyrës.

“Asgjë nuk mund ta ndalojë atë që të punojë për popullin amerikan”, shkruan Ivanka. Nga foto duket qartë se Trump ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Një grup mjekësh që po trajtojnë Presidentin Donald Trump, i cili është infektuar nga COVID-19, dhanë një vlerësim optimist rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e Presidentit është shumë e mirë”, u tha mjeku i tij, Sean Conley gazetarëve gjatë në konference në pjesën e përparme të Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”.


Shtuar 5.10.2020 10:08