Italiani kapet me 30 kg drogë në Murriqan, si e nxorri zbuluar bombula e gazit

Një 60-vjeçar italian është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjet një sasi prej 30 kg drogë.

Sipas policisë, droga ishte fshehur në njërën nga tre bombolat e gazit që ndodheshin në makinë.

“Në Muriqan nga shërbimet e Policisë Kufitare , si rezultat i kontrolleve të shtuara sot me date 31.08.2020, është paraqitur për të dalë nga Shqipëria shtetasi italian C. T, 60 vjeç, i cili ishte në drejtim të automjetit FIAT Nultipla.

Nga kontrolli i bombolave të gazit u konstatua se ato ishin te salduara ne pjesën e përparme. Me pas njëra nga bombolat u shpua me trapan ku rezultoi se brenda saj kishte një bombul tjetër ku brenda kësaj të fundit janë gjetur pako te mbështjella me plasmas, të dyshuar për canabis sativa.


Shtuar 31.08.2020 11:05