“Isha shoqe me vajzën e tj”, zbardhet dëshmia e 13 vjeçares së abuzuar në Pogradec

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë në Pogradec ku një 13 vjeçare është përdhunuar nga një njohur i familjes.

E mitura ka dëshmuar se ishte shoqe me vajzën e përdhunuesit dhe shkonte shpesh tek shtëpia e saj. Në mënyrë të përsëritur ai e ka ngacmuar edhe më herët, ndërsa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në fillim të muajit qershor.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti“, ka dëshmuar 13-vjeçarja në polici.

Pas denoncimit të 13-vjeçares policia kërkuar bërjen e ekspertizën mjekësore për të vërtetuar abuzimin. Ekspertiza ka konfirmuar abuzimin ndaj vajzës.

Familjarët e autorit kanë kërkuar nga familjarët e vajzës së abuzuar që të tërheqë padinë ndaj tij.

Pritet që Bizgjoni të dalë para gjykatës në ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë.


Shtuar 12.09.2020 10:40