Ish zv.ministrja e Financave dhe ekspertja e Ekonomisë Irena Beqiraj ka ironizuar ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj.
Teksa ka komentuar tërmetin që goditi Shqipërinë pak pas mesnate, ajo thotë se nuk duhet të shqetësoheni sepse ju vjen në ndihmë tigrim duke nënkuptuar kështu Ahmetajn.
“Paska rënë tërmet, mos u trembni! Vjen tigri”, shkruan Beqiraj
“Tigri” është pikërisht një epitet me të cilin etiketohet i emëruari i kryemistrit për rindërtimin e banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, e që më herët ka mbajtur edhe postin e ministrit të Financave.
