Reperi Arkimed Lushaj është tepër aktiv në rrjete sociale, ku herë pas here bën komente ndaj politikanëve dhe njërëzve me poste drejtuese në Shqipëri. Kësaj radhe ka piketuar Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke iu drejtuar me tone ofenduese.
Ndërsa në sfond shfaqet ministrja duke folur për masat e marra ndaj të burgosurve, të cilët do të qëndrojnë tre muaj në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, Stresi nuk i kursen kritikat.
“Injorante femër. Çfarë ministe je ti???? Kush të ka votu ty iher që të rrespektojm vendimet tuaja, shtet i dështum,”- shkruan Stresi, drejtuar ministres Etilda Gjonaj.
Reperi Stresi është i njohur për telashet me policinë dhe përplasjet publike apo reagimet e tij kundër qeverisë aktuale. Disa vite më parë, reperi u ndalua dhe më pas u arratis nga Komisariati. Stresi u arrestua nga policia e Tiranës, më 17 tetor të vitit 2018. Ai u kap në një hotel në Linzë dhe qëndroi për tetë muaj në burg.